SUBSCRIBE to Me please

Sunday, February 7, 2021

Reth CMA

Reth CMA



E krijuar ne vitin 1951 , Konfederata Boterore e Fizarmonikes ka organizuar cdo vite konkursin "Trophée Mondial" ne shtete te ndryshme te botes.Ky konkurs eshte ne nivelin me te larte nderkombetare i cili perfaqesohet nga 60 delegat nga e gjithe bota.
Cdo vite delegatet kane detyre qe te perzgjedhin kandidatet me te mire nga vendet e tyre perkatese.Synimi i Trophée Mondial eshte te kontribuoj ne zhvillimin e nivelit nderkombetare te artisteve.
Per shkak te krizes nderkombetare ne te cilen gjendemi per shendetin nga shkaku i Koronavirusit , Konfederata Boterore e Fizarmonikes po pershtatet per te siguruar vazhdimesin e "Trophée Mondial" dhe "International Open Trophy" 2021 te vazhdoje traditen dhe te zhvillohet ne kushtet me te mira te mundshme ashtu sic ishte edhe rasti i vitit 2020.
Versioni online 2020 ka qene nje sukses ne drejtim te kandidateve dhe te nivelit te tyre.Lehtesia e aksesit ne kete konkurs online u ka mundesuar shume kandidateve qe te marrin pjese ne kete konkurs madje ne shume kategori te "Trophée Mondial"  "International Open Trophy" dhe per heren e pare kategorine "Richard Galliano International Trophy".
Shume delegate ishin gjithashtu ne gjendje te bashkohen me CMA duke u dhene akses te drejteperdrejte fizarmonicisteve nga vendet e tyre perkatese per te gjitha perfitimet e nje konkursi nderkombetare: "Zbulimi i repertorit" "Teknikave" "Kontakteve me fizarmoniciste te tjera nga e gjithe bota".

CMA:

Me shume se 750 kandidate te regjistruar nga e gjithe bota.
150 anetare jurie.
60 delegat internacional

Sigurisht qe versioni online si te gjitha aktivitetet e tjera te ketij lloji nuk duhet kurre qe te zvendesoj aktivitetet "balle per balle".Kjo eshte arsyeja pse zyra e CMA ka gjetur nje zgjidhje qe do te na lejoj te zhvillojme te dyja sistemet , nese na lejojne kushtet shendetesore te vitit 2021.
Ne fillim te vitit, nuk mund te themi me shume per evolucionin global te shendetit por eshte e qarte se duhet te mbajme versionin online.Sidoqofte, ne shpresojme qe ashtu sic ishte rasti me Kinen,situata do te permiresohet deri ne fund te vitit 2021 dhe qe mund te udhetojme perseri.Per kete arsye ne e kemi ndare aktivitetin e CMA ne dy ngjarje te ndryshme per kete vit 2021 me nje version Online ne Shtator dhe nje balle per balle ne Nentor.
10 kandidatet me te mire ne secilen kategori te versionit online do te zgjidhen per 2021 Trophée Mondial Premium , nga 22 - 28 Nentor ne versionin "balle per balle" ne Truskavets "Ukraine".
Ne rast ose per ndonje arsye kandidatet te cilet jane zgjedhur per Truskavets nuk mund te marrin pjese ne finale vendi i tyre do te caktohe ne te 11-ten , 12-ten etj.


Lista e cmimeve per fituesit e Trophé Mondial Online 2021:


Senior Classique:  1 - 3000Euro
                               2 - 1000Euro
                               3 - 500Euro

Junior Classique: 1 - 500Euro
                              2 - 300Euro
                              3 - 100Euro

Masters:               1 - 1000Euro
                             2 - 500Euro
                            3 - 300Euro

Senior Variete:   1 - 1000Euro
                           2 - 500Euro
                           3 - 300Euro

Junior Variete: 1 - 500Euro
                          2 - 300Euro
                          3 - 100Euro

World Music:   1 - 500Euro

Chamber Music Senior:   1 - 500Euro

Chamber Music Junior :  1 - 500Euro

Composition "Classique":  1 - 500Euro

Composition "Variete":      1 - 500Euro


Juria Nderkombetare

Juria nderkombetare perbehet nga mesuesit , kompozitoret dhe nga instrumentistet me te mire ne bote.Cdo gje eshte me rregulla strikte dhe per sa i perket drejtesise se juris ajo eshte e perbere per cdo kategori me te pakten 15 persona ne juri.Anetaret e jurise nderkombetare nuk lejohen qe te gjykohen apo te japin pike per studentet e tyre me te cilet ata kane pasur te pakten dy vite mesimdhenie apo kane luajtur bashke prej dy vitesh , as kanditatet qe perfaqesojne te njejtin vend dhe skane te drejte ne asnje lloje menyre qe te japin informacione rreth kandidateve te tjere.Emrat e te gjithe delegateve dhe te juris jane ne faqen zyrtare te CMA .


Kalendari CMA 2021

Perzgjedhjet Kombetare

Shume nga perzgjedhjet kombetare do te organizohen gjate muajve te pare te vitit 2021.Delegatet kombetare jane pergjegjes per organizimin e zgjedhjeve kombetare.Ju lutem kontaktoni ata drejteperdrejte duke klikuar mbi foton e delegatit kombetar qe korrespondon vendi juaj.


Regjistrimi per versionin Online 2021 

Regjistrimet per te gjitha kategorite duhet te behen nga datat 1 Qershor - 21 Korrik 2021.Fatkeqesisht asnje regjistrim nuk mund te vertetohet nese pagesa nuk behet ne Paypal dhe nese fotografia e kandidateve nuk i dergohet  sekretarit te pergjithshem sic tregohet ne regjistrim.


Paraqitja e Videos

Te gjitha videot per "International Open Trophy" dhe kategorite e raundit te pare te "Trophée Mondial" kane afat per te dorezuar videon deri te shtunen ne 21 Gusht 2021.
Te gjitha videot per raundin e dyte te kategorive "Trophée Mondial" (Senior Classique, Senior Variete, Junior Classique, International Composition Contest Classique and "Variete") kane afat per tu dorezuar deri te shtunen ne 4 Shtator 2021.
Te gjitha videot per raundin e trete Trophée Mondial (Senior Classique) & 2nd Richard Galliano International Trophy kane afate dorezimi deri te shtunen ne 18 Shtator 2021.
Ju lutem respektoni afatet si dhe detajet specifike per regjistrimin e videove (Videot e ngarkuara ne Youtube ne lidhjen "Te palistuara" , futja e posterit ne "Thumbnail" ,nderprerja e pjeseve muzikore etj).Te gjitha keto detaje shpjegohen ne disa gjuhe ne faqen e videos.Mos hezitoni te kontaktoni delegatet kombetare ose anetaret e Ekzekutivit te CMA ne rast dyshimi.


Ndryshimet e programit 2021

Programi i kategorive "Trophée Mondial" dhe "International Open Trophy"  2021 do te jete kryesisht i njejte me programin e viteve te meparshme.Programet e menduara gjate , te testuara me vite , dhe te cilat nxjerrin ne pah te gjitha cilesit e kandidatit sipas kategorive perkatese.Sidoqofte , per vitin 2021 jane bere modifikime dhe pershtatje me te lehta.Per cdo seksion ju lutem kontrolloni programin e kategorive te versionit Online.


International Open Trophy

  • Kohezgjatja e programit per 4 kategorite e para 1A (7 & Under), 1B (8 & under), 1C (9 & under) 1D (10 & Under.)

Trophée Mondial

  • Anulimi i kategorise Elektronike
  • Anulimi i vepres polifonike per ne finale (3rd round) per kategorine Senior Classique.Sigurisht qe munde fusni nje veper polifonike ne programin tuaj por kjo nuk eshte me e detyrueshme si ne vitet e meparshme.
  • Konkursi nderkombetar i kompozicionit: kategoria e re "Variete".
Gjate versionit "balle per balle" ne Truskavets "Ukraine" kategorite e "Senior Classique" do te organizohen si me poshte:
  • Raundi i pare - Program i lire (20 minuta maksimumi).
  • Raundi i dyte - Koncert ose pjese per fizarmoniken dhe orkestren (+ piano / percussion) sipas zgjedhjes se kandidatit (muzike origjinale per fizarmonike ose transkiptim per fizarmonike).
Vetem 5 kandidate me te mire nga raundi i pare do te zgjidhen per raundin e dyte (Finalen).
Nje prove prej 1 ore e 30 minutash do te organizohet per cdo kandidat midis te merkures se dates 24 dhe te enjten ne 25.Nje prove veshjesh (30 minuta) per cdo kandidat do te organizohet te premten 26.Finalja do te zhvillohet te premten ne mbremje ne daten 26  ne formen e nje koncerti.Per hir te organizimit pjeset e zgjedhura nga kandidatet per "Finalen" duhet ti propozohen diregjentit dhe violines se pare nga 1 Korriku 2021 per tu pranuar.Te gjitha detajet ne lidhje me kategorite "World Premium Trophy" 2021 jane nga data 22 - 28 Nentor 2021.(Programet , Fituesit e Cmimeve sipas kategorive), orarin e kategorive dhe afatet e regjistrimit do te publikohen ne kete faqe sa me shpejt te jet e mundur.


Richard Galliano International Trophy

  • Ka krijuar kategori te reja:
  • Solo Junior
  • Solo Senior
  • Ensemble Junior (me shume se 2 muzikant)
  • Ensemble Senior (me shume se 2 muzikant)

Kategorite do te zhvillohen gjate versionit Online ne Shtator.Fituesit e seciles kategori do te ken privilegjin te marrin pjese ne krijimin e nje regjistrimi origjjinal ne DUO me Richard Galliano (nje premiere e re boterore me kompozime nga Richard Galliano per cdo kategori).Te gjitha informacionet e sakta do tju komunikohen sa me shpejt te jet e mundur.Titulli prestigjoz i shpallur gjate krijimit te Richard Galliano International Trophy 2020 (Ftesa per te luajtur ne pjesen e pare te nje koncerti te Richard Galliano) do te rinovohet per kete vit 2021 dhe do ti jepet fituesit te nje prej kategorive te zgjedhur nga vet maestroja.



Promovimi i Konfederates Boterore te Fizarmonikes 

CMA Youtube Channel dhe Facebook LiveShows

Youtube Channel dhe Facebook LiveShows te CMA ishte shoqata nderkombetare e pare dhe e vetme qe transmetoj drejte per drejte konkursin ne WEB TV ose edhe ne Facebook qe prej vitit 2011 i cili perfaqeson vektorin me te mire aktual per promovim permes shperndarjes ne rrjet pa pagese.
Me shume se 150.000 vizitore "unik" gjate periudhes se "Trophée Mondial" , 130 Shtete dhe midis 1000 - 25 000 shikimeve per secilen video te kandidateve gjate performances ne "Trophée Mondial".
Pas "Trophée Mondial" te gjitha videot pra cdo performace qe eshte bere Live nga Facebook ngarkohen ne kanalin zyrtar te CMA neYoutube ku prej aty shperndahen nga kandidatet nga delegatet dhe adhuruesit e fizarmonikes nga e gjithe bota.


Njoftimet e CMA

Do te gjeni te gjitha informacionet me te fundit per delegatet kombetare, jurive, dhe kandidateve per "Trophée Mondial"  "International Open Trophy" "Richard Galliano International Trophy" "Facebook Live Shows" "Master Classes"  "Concert" "Sponsorat Zyrtare te CMA" dhe cdo aktivitet tjeter te artisteve te CMA - s ne faqen e pare te faqes zyrtare te CMA duke klikuar 

www.cma-accordions.com 

Ekzekutivi i CMA - s i perbere nga Frédéric Deschamps - President i Konfederates , Anna Bodell  - Sekretare e Pergjithshme 
Jacques Mornet and Raymond Bodell - Nenkryetare.






 

No comments:

Post a Comment

Regjistrimet për të gjitha kategoritë e Trofeut të 2-të Richard Galliano International Trophy

  Regjistrimet për të gjitha kategoritë e Trofeut të 2-të Richard Galliano International Trophy duhet te behen para se Dielës 15 Gusht Formu...