SUBSCRIBE to Me please

Saturday, February 13, 2021

Regjistrimet për të gjitha kategoritë


Regjistrimet për të gjitha kategoritë duhet të bëhen ndërmjet datave

1 qershor - 21 korrik 2021



Të gjitha videot për Roundin e 1-rë Trophée Mondial Categories do të dorëzohen deri tëShtunën 21 Gusht 2021Të gjitha videot përRoundin e 2-të Trophée Mondial Categories (Senior Classique, Senior Variete, Junior Classique, International Composition Contest Classique and "Variete") do të dorëzohen deri të Shtunën 4 Shtator 2021Të gjitha videot për Roundin e 3-të Trophée Mondial (Senior Classique) do të dorëzohen deri të Shtunën 18 Shtator 2021


Kandidatët për Trophée Mondial mund të hyjnë në Kategorinë një Klasik & një Variete, si dhe Muzikën e Dhomës dhe Muzikën Botërore

Ata nuk mund të hyn edhe në ndonjë nga kategoritë e "International Open Trophy".


Fituesit e vendit të parë nuk mund të futen përsëri në të njëjtën kategori.



Cdo program duhet te regjistrohet me nje video te vazhdueshme:

te jet pa nderprerje ndermjete pjeseve me njera tjetren



Nuk lejohet editimi i audios apo i videos nese behet dicka e tille skualifikohesh automatikisht.

Videot e kandidatit duhet te regjistrohen vecanerisht per Tophée Mondial 2021 dhe per asnje lloj arsye nuk duhet te publikohet ne asnje lloj platforme (Youtube/Facebook/Instagram) para se te perfundoj konkurimi ne daten 30 Shtator 2021.

Cdo video e cila dergohet do te kontrollohet.Ekzekutivi i CMA ka te drejten te refuzoje cdo video e cila nuk ploteson kriteret e larte permendura.


Juria Nderkombetare


Juria nderkombetare perbehet nga mesuesit , kompozitoret dhe nga instrumentistet me te mire ne bote. Cdo gje eshte me rregulla strikte dhe per sa i perket drejtesise se juris ajo eshte e perbere per cdo kategori me te pakten 15 persona ne juri. Anetaret e jurise nderkombetare nuk lejohen qe te gjykohen apo te japin pike per studentet e tyre me te cilet ata kane pasur te pakten dy vite mesimdhenie apo kane luajtur bashke prej dy vitesh , as kanditatet qe perfaqesojne te njejtin vend dhe skane te drejte ne asnje lloje menyre qe te japin informacione rreth kandidateve te tjere.Emrat e te gjithe delegateve dhe te juris jane ne faqen zyrtare te CMA .


Formulari i Hyrjes


Asnje regjistrim nuk mund te vertetohet nese pagesa nuk behet ne PAYPAL dhe nese fotografia e kandidatit nuk tregohet ne formularin e regjistrimit.

Ju lutemi respektoni afatet si edhe detajet specifike per regjistrimin e videove(Videot te cilat ngarkohen ne Youtube si link "Unlisted ", vendosja e posterit si" Thumbnail ", etj). Te gjitha detajet jane te shpjeguara ne gjuhe te ndryshme ne video page. Mos hezitoni te kontaktoni delegatet e shtetit tuaj ose anetaret e Ekzeketuvit te CMA ne raste dyshimi.


Senior Classique


Mosha: 35 vjeç në vitin e konkursit (lindur 1986 ose më vonë)

Cmiimi i 1-rë : €3000 Cmimi i 2-të : €1000 Cmimi i 3-të : €500



Raundi i 1-rë: Kandidatët duhet të paraqiten sipas zgjedhjes së tyre persa i përket pjesëve:


Një vepër Baroke të cilën e zgjedhin vet sipas dëshirës.


Një vepër melodike të cilën e zgjedhin vet sipas dëshirës.


Një vepër virtuoze të cilën e zgjedhin vet sipas dëshirës.


Shënime:


Të paktën një pjesë / melodikë ose virtuoze duhet të jetë e kompozuar fillimisht për fizarmonikë. Kohëzgjatja e programit: 20 minuta maksimumi. Secila prej 3 pjesëve do të shënohet individualisht nga secili anëtar i jurisë. Renditja e interpretimit të 3 pjesëve në program zgjidhet nga kandidati. Shembuj të pjesëve "Melodike": Romanca nga Franck Angelis, Kalina Krasnaya nga Viatcheslav Semionov, Barcarolle nga Rachmaninov, etj ... Shembuj të pjesëve "Virtuose": SOS Caprice nga Viatcheslav Semionov, Boite à Rythme nga Franck Angelis, La Danse des Gnomes nga Franz Liszt, etj ...



Raundi i 2-të: Cdo kandidat duhet të interpretojë një vepër origjinale për fizarmonikë.

Kohëzgjatja: Midis 15 - 30 minutave.


Shënime:


Harku kohor / nuk do të ketë ndeshkime.



Raundi i 3-të: Program i lirë - i cili duhet të përmbajë të paktën një pjesë origjinale për fizarmonikën.

Kohëzgjatja: 20 - 30 minuta maksimumi



Junior Classique


Mosha: 18 vjeç në vitin e konkursit (lindur 2003 ose më vonë)

Cmimi i 1-rë : €500 Cmimi i 2-të : €300 Cmimi i 3-të : €100



Raundi i 1-rë: Kandidatët duhet të paraqiten sipas zgjedhjes së tyre persa i përket pjesëve:


Një vepër Baroke të cilën e zgjedhin vet sipas dëshirës.


Një vepër melodike të cilën e zgjedhin vet sipas dëshirës.


Një vepër virtuoze të cilën e zgjedhin vet sipas dëshirës.


Notes:


Të paktën një pjesë / melodikë ose virtuoze duhet të jetë e kompozuar fillimisht për fizarmonikë. Kohëzgjatja e programit: 20 minuta maksimumi. Secila prej 3 pjesëve do të shënohet individualisht nga secili anëtar i jurisë. Renditja e interpretimit të 3 pjesëve në program zgjidhet nga kandidati. Shembuj të pjesëve "Melodike": Romanca nga Franck Angelis, Kalina Krasnaya nga Viatcheslav Semionov, Barcarolle nga Rachmaninov, etj ... Shembuj të pjesëve "Virtuose": SOS Caprice nga Viatcheslav Semionov, Boite à Rythme nga Franck Angelis, La Danse des Gnomes nga Franz Liszt, etj ...



Raundi i 2-të: Cdo kandidat duhet të interpretojë një vepër origjinale për fizarmonikën.



Kohëzgjatja: 15 minuta minimum / 20 minuta maksimumi.


Shënime:


Në të dy kategoritë klasike, Komiteti Ekzekutiv i CMA do të vendosë numrin e kandidatëve për të pranuar nga raundi i dytë në raundin e tretë.



Masters


Mosha: 35 vjeç në vitin e konkursit (lindur në 1986 ose më vonë)

Cmimi i 1-rë : €1000 Cmimi i 2-të : €500 Cmimi i 3-të : €300



Vetëm 1 Raund: Program i lirë - i cili duhet të përmbaj një vepër Baroke dhe nje VEPER ORIGJINALE për fizarmonikë.


Kohëzgjatja: 15 minuta minimumi / 20 minuta maksimumi.



Senior Variete


Mosha: 35 vjeç në vitin e konkursit (lindur në 1986 ose më vonë)

Cmimi i 1-rë : €1000 Cmimi i 2-të : €500 Cmimi i 3-të : €300



Raundi i 1-rë: Program i lirë - i cili duhet te ketë në përbërje maksimumi 2 Vepra me stile dhe karaktere të ndryshme.


Kohëzgjatja: 7 minuta maksimumi.



Raundi i 2-të: Program i lirë - i cili duhet te ketë në përbërje të paktën 2 Vepra me stile dhe karaktere të ndryshme.



Kohëzgjatja: 9 minuta maksimumi.



Shënime:


Në këtë kategori Komiteti Ekzekutiv i CMA do të vendosë numrin e kandidatëve për të pranuar nga raundi i dytë në raundin e tretë.



Junior Variete


Mosha: 18 vjeç në vitin e konkursit (lindur 2003 ose më vonë)

Cmimi i 1-rë : €500 Cmimi i 2-të : €300 Cmimi i 3-të : €100



Vetem 1 Raund: Program i lirë - i cili duhet te ketë në përbërje të paktën 2 Vepra me stile dhe karaktere të ndryshme.


Kohëzgjatja: 12 minuta maksimumi.


World Music


Qëllimi i kësaj kategorie është të paraqesë një koncept muzikor.


Cmimi i 1-rë : €500



Kategoria është e hapur për të marrë pjesë si Solistë ashtu edhe Ansamble (numri maksimal i instrumentistëve është 6). Duhet të përfshihet të paktën një instrument me kacek, i cili mund të jetë akustik, dixhital, elektronik - diatonik ose kromatik.



Vetem me 1 Raund: Program i lirë.


Kohëzgjatja: 15 minuta maksimumi.



Junior Chamber Music


Mosha: 18 vjeç në vitin e konkursit (lindur 2003 ose më vonë)

Cmimi i 1-rë : €300



Kjo kategori ëtë e hapur për Muziken e dhomës me fizarmonika por edhe muzike dhome me instrumenta te tjerë por me të paktën një fizarmonikë. (numri maksimal i instrumentistave është 6).



Vetëm me 1 Raund: Program i lirë të ketë pjesë të stilit të ndryshëm, kryesisht origjinal për formim të ansamblit duke përjashtuar Entertainment Music.


Kohëzgjatja: 15 minuta / 20 minuta maksimumi.



Senior Chamber Music


Mosha: E Pakufizuar.


Cmimi i 1-rë : €500



Kjo kategori ëtë e hapur për Muziken e dhomës me fizarmonika por edhe muzike dhome me instrumenta te tjerë por me të paktën një fizarmonikë. (numri maksimal i instrumentistave është 6).



Vetëm 1 Raund: Program i lirë të ketë pjesë të stilit të ndryshëm, kryesisht origjinal për formim të ansamblit duke përjashtuar Entertainment Music.


Kohëzgjatja: 20 minuta / 25 minuta maksimumi.



International Composition Contest


Composition Classique: Cmimi i 1-rë €500


Composition Variete: Cmimi i 1-rë €300



Vepra e paraqitur nga kompozitori duhet të paraqitet pa emrin e tij / saj në partiturë (është e rëndësishme që emri i kompozitorit të mos shfaqet edhe në video). Videoja duhet t'i dërgohet Sekretares të PërgjithshmeAnna BODELL për ngarkim në youtube - kjo është për të ruajtur anonimitetin e kompozitorit.


Qëllimi i kësaj kategorie është të inkurajojë kompozitorët për të krijuar repertorin Klasik dhe Variete.



Çdo vepër duhet të dorëzohet paraprakisht në formatin Audio dhe partiturë (dorëshkrim ose dixhital) me email nëAnna BODELL përpara sëShtunës 4 Shtator 2021.



Një para-përzgjedhje do të bëhet vetëm nga Audio, duke komunikuar jurinë së Trophée Mondial në një mënyrë "anonime" - Edhe një herë pa përmendur emrin e kompozitorit. Veprat e zgjedhura nga juria ndërkombëtare do të prezantohen me video (linku youtube) në Trophée Mondial Online të Shtatorit.

No comments:

Post a Comment

Regjistrimet për të gjitha kategoritë e Trofeut të 2-të Richard Galliano International Trophy

  Regjistrimet për të gjitha kategoritë e Trofeut të 2-të Richard Galliano International Trophy duhet te behen para se Dielës 15 Gusht Formu...